
Nuk shëndoshë dhe nuk krijon celulit, sepse përmban sheqerna natyralë, të cilat asimilohen plotësisht nga organizmi pa u bërë yndyrë. Në të kundërt shton ritmin metabolik në trup, përshpejton djegiet dhe për pasojë kontribuon në pakësimin e yndyrës. Shktakton ndjenjën e ngopjes.
Mund të ndihmojë personat që kanë predispozicion për diabet apo të përfshihet në dietën e personave me diabet mellitus (sëmundjen e sheqerit) me këshillim të mjekut dietolog, ngaqë ka më pak kalori se sheqeri, metabolizohet më ngadal dhe stabilizon nivelet e sheqerit në gjak. Në këtë mënyrë përforcon faktorin e tolerimit në glukozë, mbështet funksionet e insulinës dhe parandalon hypoglyceminë. Mbështet veprimin e enzimave që janë përgjegjëse për metabolizmin e glukozës në energji.
Ndihmon në uljen e niveleve të larta të kolisterolit, ndërsa shton kolisterolin e mirë HDL.