Emelia superushqim

SUPERUSHQIM


Si një prej 9 ushqimeve më nutriente (ushqyese) të planetit melasa nga kallami i sheqerit është një superushqim, që vet ajo mund të plotësojë spektrin më të madh të nevojave të njeriut, me qëllim që të jetë i shëndetshëm. Por çdo melasë ndryshon nga cilësia e kallamave të sheqerit, nga mënyra e vjeljes së tyre dhe metoda e prodhimit të saj.
Emelia është melasë e cilësisë superiore, sepse nuk është produkt distilimi, nuk i bëhet asnjë përpunim dhe prodhohet nga lëngu i koncentruar i kallamit të sheqerit të cilësisë së lartë, me metodën e vjetër tradicionale të centrifugimit dhe zierjes në temperarurë të ulët. Kjo i jep shijën e veçantë dhe të vetme në llojin e saj, duke ruajtur njëkohësisht të gjitha elementet ushqyese të bimës, që janë të domosdoshme dhe plotësisht të asimilueshme nga organizmi.

Për hirë të përmbajtjes së saj të madhe në hekur ndikon pozitivisht dhe është e domosdoshme për persona me anemi mesdhetare (talasemi) apo hematokrit të ulët. Shton nivelin e hekurit, feretinit dhe hematokritit pa dëmtuar mëlçinë. Zhduk zbehjen e fytyrës dhe rrathët e zinj rreth syve (që konsistojnë në mungesën e hekurit dhe kaliumit) vetëm me  2 lugë çdo ditë për 2 deri 3 javë. Ndihmon në problemet e rënies së flokëve që vjen nga mungesa e hekurit, në zhvillimin e shëndetshëm të flokëve dhe pengon zbardhjen e tyre. Ofron gjallëri të menjëhershme duke larguar ndjenjën e lοdhjes.

Ideale për periudhën e shtatzanisë, të gjidhënies dhe menopauzës, gjatë së cilës organizmi i gruas ka nevojë për më shumë hekur dhe kalcium. Lehtëson simtomat e sindromës së perimenopauzës, veçanërisht nga dhimbjet e kokës dhe mbajtja e lëngjeve.

Ndihmon për problemet e osteoporozës por edhe në zhvillimin e mirë të indeve dhe eshtrave të fëmijëve.

Për arsye se përmban elastin vepron si kolagjen natyral dhe për këtë ndihmon në kyçe dhe në lëkurë. Risjell bukurinë natyrale duke riaktivizuar dhe përforcuar skinin turgor, dëmëthënë hidratimin e qelizave të lëkurës, për rrjedhojë edhe rigjenerimin e tyr natyral. Ndihmon në aknet dhe në shërimin e shënjave të fytyrës që krijohen prej tyre.

Armatos organizmin me polifenole totale, antioksiduese të forta të njohura për veprimin e tyre antikanceroz, ndërsa ka edhe veti antimukoze duke ndihmuar në artritet reumatoide.

Ndihmom në nxjerrjen e toksinave nga mëlçia dhe sëmundjet që lidhen me të, duke risjell qelizat në gjendjen e tyre fillestare.

Ka veti ekspektorante duke lehtësuar nxjerrjen e mukozës.

Ndihmon tek problemi i mumgesës së oreksit dhe parandalon dëmtimet hormonike dhe organike të përhershme, sepse ofron me lehtësi elementet e domosdoshme metalike që mungojnë nga organizmi.

Impulson kujtesën dhe përqendrimin mendor dhe kontribuon në pakësimin e stresit dhe gjendjen e mirë shëndetësore dhe shpirtërore, sepse përmban vitaminë B6 dhe magnez.

Përforcon libido, ndihmon në përballimin e impotencës funksionale dhe pjellorisë.

Duke e përdorur atë çdo ditë mund t’i japë zgjidhje problemit të kapsllëkut.

 

Farmacia jote ushqimi yt, ushqimi yt farmacia jote!” (Ipokratio)