RECETA

RECETA

Receta të adhuruara

• 2 kuvertura 250 gr
• 250 gr margarinë ose gjalpë lope
• 4 vezë
• 160 gr apo gjysëm shishe Emelia
• 180 gr miell
• 1 paketë beikin paunder
• 2 vanila
• 8-10 arra (sipas dëshirës)

Zbatimi
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin me zjarr të ulët dhe shtojmë 2 kuverturat. Sapo të shkrijnë i trazojmë me një tel që të homogjenizohen dhe heqim tenxheren nga zjarri. Në një kupë tjetër rrahim vezët së bashku me Emelia. Shtojmë fillimisht miellin, vanilat, beikin dhe në vijim përzierjen e kuverturës me gjalpin dhe trazojmë. Shtojmë arrat. Zbrazim përzierjen në një tepsi të lyer me gjalpë apo formë dhe e vendosim në furrën e nxehur paraprakisht në 180 – 200 gradë për 20 – 25 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet dhe e heqim nga forma.

DRESSING SALLATE

• 1/4 filxhan çaji melasë
• 1/4 filxhan çaji uthull vere
• 1/2 lugë ëmbëlsire trumzë
• 1/2 lugë ëmbëlsire piper të zi
• 1/4 filxhan çaji vajë ulliri

Zbatimi
Përzihet uthulla me melasën, trumzën dhe piperin. Duke i rrahur me tel shtoni vajin e ullirit me rrjedhje. Dressing ideal për sallata me lakra jeshile të kohës.

KULLURE ME VERË

• 2+1/2 kupa vajë ulliri apo vegjetal apo i përzier
• 1 kupë verë
• 1 kupë melasë Emelia
• 1/2 kupë lëngë portokalli
• 1/2 kupë susam të kavurdisur
• 7 kupa mielli që fryhet vet
• 1/2 lugë ëmbëlsire sodë
• 1 lugë ëmbëlsire kanellë
• 1/2 lugë ëmbëlsire karafil
• Lëvozhgë portokalli të grirë

Zbatimi
Vëmë të gjitha të lëngëtat bashkë. Trazojmë mirë që të shkrijë melasa dhe shtojmë miellin dhe materialet e tjera. Brumi duhet të jetë mjaft i butë dhe formojmë menjëherë kulluret. I vëmë në furrë dhe i pjekim.

Kujdesuni për veten tuaj dhe ndjeni kënaqësi!