SUBSTANCË ËMBËLSUESE

SUBSTANCË ËMBËLSUESE

Kallami i sheqerit ofronte sheqerin që nga kohët e lashta, para se të spostohej nga panxhari i sheqerit në fillim të shekullit të 19-të. Për këtë, melasa Emelia si prodhim primar i kallamit të sheqerit, është më e përshtatshmja për t’u përdorur në ëmbëltore dhe në gatim, për prodhimin e ëmbëlsirave dhe prodhimeve të bukës, si bukë, kek, kullure, karkanaqe, salca të ëmbla të tharta, salca të kuqe, marinada dhe sallata.

Ëmbëlson pa pasojat e sheqerit të bardhë që prodhohet nga panxhari i sheqerit, është lëndë ëmbëlsuese natyrale dhe jo kimike, nuk prodhohet nga ushqime gjenetikisht mutante (të shndërruara), ka tregues glycemikë të ulët (5) në kundërshtim me substanca të tjera ëmbëlsuese si maltodextrini (150), glukoza (100), shurupi i misrit (75), sheqeri i bardhë (65), por edhe mjalti (50-75), fakt që tregon se ka lirim të ngadaltë metabolik dhe nuk çon nivelet e sheqerit sa karbohidratet e mësipërme.

Ka pak kalori (15 për çdo lugë ëmbëlsire), ndërkohë ofron elementet më të shumtë ushqyes se çdo ëmbëlsues tjetër.

Lidhet në mënyrë të përkryer me të gjitha recetat duke përmirësuar rezultatin ëmbëlsues.

Kombinohet shkëlqyer me lëngje, çaj, qumësht, kos, prodhime drithi, tahin, kafe.

Ideale për fëmijët, shqeto apo brenda produkteve që hamë shpesh si kek apo pralinë lajthie shtëpie.

Për ata që adhurojnë çollokatën mund të shtohet në farëra kakao apo në kakao.
Në të gjitha përdorimet dhe recetat nevojitet gjysma e sasisë së melasës në krahasim me sasinë përkatëse të sheqerit që shkruhet në recetë.

Plotëson nevojën e organizmit për ëmbëlsirë në mënyrë natyrale, të shëndetshme dhe me shije, direkt apo edhe për vite me radhë, sepse mbush magazinat e tij me glukozën e domosdoshme për të cilën ka nevojë, si rezultat organizmi të kërkojë gjithmonë e më pak sheqer, të pakësohen “krizat” e glycemisë dhe të shmangen rreziqet e sëmundjeve të ardhshme si diabeti etj. Gjithashtu, mund të frenojë dëshirën për ushqim provizor, nëse gjatë ditës nuk ekziston mundësia për gjellë shtëpie.

 

Parandalimi është më i mirë se kurimi
Ipokrati